Festivali i Filmit në Kanë 2022 nisi zyrtarisht sot më 17 maj dhe përfshin gjithsej 12 ditë deri më 28 maj.
Disa nga yjet tanë të preferuar janë nisur me avion për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore që mbahet në Francë.
Ndër premierat e parashikuara janë “Top Gun: Maverick” (me protagonist Tom Cruise) dhe Elvis (me Austin Butler). 21 filma të tjerë po luftojnë për çmimin prestigjioz të Festivalit, ‘Palmën e Artë’.
Eva Longoria, Katherine Langford dhe Lashana Lynch ishin ndër të parët që erdhën në festën historike, me secilin yll që befasoi me fustanet e paraqitjet elegante.
Gjithashtu ndër të parët që doli në tapetin e kuq ishte Forest Whitaker, të cilit iu dha një ‘Palmë e Artë’ sipas Associated Press.
Sipas gazetës, Forest – i cili fitoi aktorin më të mirë në Kanë në 1988 për interpretimin e tij në “Bird” të Clint Eastwood – tha se ai dëgjonte ende thirrjet “Klint Klint” nga turma që i “tingëllonin në vesh” ditën e sotme.
Sa për momentet më të paharrueshme nga festivali, na mbetet vetëm të presim dhe të shohim.
Por deri atëherë, më poshtë ua sjellim disa nga pamjet që mahnitën në tapetin e kuq:
/Telegrafi/