Festimet e Vitit të Ri në mbarë botën – edhe pak orë kanë mbetur që Kosova të hyjë në 2023

Vendet anembarë botën kanë filluar festimet e tyre për pritjen e vitit të ri 2023.
Vendet sikurse kombi paqëror i Kiribatit, Samoa, Zelanda e Re e po ashtu Australia ishin të parat që pritën vitin 2023, për shkak të ndryshimeve në orë, duke pasuar me Japoninë dhe Korenë Jugore, transmeton Telegrafi.
Tashmë dihet se viti i ri ka troktitur edhe në shtetet sikurse India, Pakistani e Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda etj.
Edhe pak orë kanë mbetur edhe kur Kosova të hyjë në vitin 2023.
Sipas raportimeve miliona njerëz në mbarë botën kanë filluar festimet e tyre, që presin me gëzim një vit të ri.
Si duken këto festime
Australia mirëpriti Vitin e Ri me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.
Në Japoni, Chinka-sai, ose Festivali i Parandalimit të Zjarrit, u mbajt në Mikasanohama të faltores Itsukushima Jinja në Miyajima, për festimet e vendit të Vitit të Ri.
Vendasit u fotografuan duke mbajtur pishtarë pishe të mbledhur në bregun pranë O-torii, i njohur ndryshe si Porta e Madhe.
Më shumë foto tregojnë njerëzit duke festuar Vitin e Ri në Seul, Koreja e Jugut.
Një shfaqje fishekzjarre shpërtheu në rrokaqiellin më të lartë të Tajvanit Taipei101 për të pritur Vitin e Ri në Taipei.
Fishekzjarret shpërthyen mbi lumin Chao Phraya gjatë festimeve të Vitit të Ri, në Bangkok, Tajlandë.
Turma njerëzish shikuan fishekzjarrët e shkrepura në Marina Bay, Singapor.
Dublini filloi herët festimet e Vitit të Ri
Fishekzjarret tashmë kanë filluar të shpërthejnë gjatë festimeve të Vitit të Ri në North Wall Quay në Dublin, Irlandë.
Fishekzjarret shpërthyen nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, gjatë festimeve të Vitit të Ri në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Turma njerëzish u mblodhën në rrugën e Unter den Linden në natën e Vitit të Ri në Berlin, Gjermani.
Ata po shikojnë një emision televiziv ZDF të transmetuar drejtpërdrejt nga Porta e Brandenburgut.





































































