LAJMI I FUNDIT:

Festë me këngë e daulle në Londër – anglezët iu bashkohen në valle shqiptarëve

Festë me këngë e daulle në Londër – anglezët iu bashkohen në valle shqiptarëve

Kombëtarja shqiptare do të nis rrugëtimin për Botërorin 2026 me sfidën e parë ndaj Anglisë.

Tifozët shqiptarë kanë filluar të krijojnë atmosferën fantastike në rrugët e Londrës.

Me daulle, këngë e valle, ashtu siç është tradita, ata po e përgatitin këtë ndeshje me një festë të paharrueshme.


Në këtë festë janë bashkuar edhe disa anglezë, disa prej të cilëve kanë hyrë në valle, duke u kërcyer së bashku me tifozët shqiptarë, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme.

Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin legjendar të Wembleyt. /Telegrafi/