Festë e madhe në Egjipt pas kualifikimit në Kampionatin Botëror pas 28 vitesh (Foto/Video)

Kupa e Botës ishte kthyer në mallkim gjatë dekadave të fundit për një nga ekipet më të titulluara të Afrikës.
Hiq më pak se 28 vjet mungesë në një Botëror, por më në fund, Egjipti ia doli të rikthehet mes më të mirëve të planetit dhe do të jetë një prej 32 finalisteve që do të udhëtojnë drejt Rusisë gjatë verës së ardhshme.
Njeriu i finaleve të mallkuara Hector Cuper, por edhe sulmuesi i Liverpoolit, Mouhamed Salah janë heronjtë e Egjiptit në mbrëmjen tragjike të Aleksandrisë në praninë e 85 mijë spektatorëve ku brenda pak minutave “Faraonët” kaluan nga Ferri në Parajsë pasi mundën vetëm në kohën shtesë Kombëtaren e Kongos 2-1. Në “Borg el-Arab Stadium”, Egjipti duhej të arrinte një fitore për të siguruar matematikisht kualifikimin pasi kryesojnë me 12 pikë, katër më shumë se Uganda e vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi i eliminatoreve.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 63 pasi Salah u tregua i saktë përpara portës duke ndezur festën, por Moutou tre minuta nga fundi bëri që në stadium të pllakoste heshtja. Gjithsesi, Egjipti nuk u dorëzua dhe në minutat shtesë gjeti një tjetër gol me Salah që nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk fali duke çelur zyrtarisht festën për rikthimin e “Faraonëve” në Kupën e Botës.
https://www.youtube.com/watch?v=xQplcf_6IMg
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, rrugët e qyteteve kryesore u mbushën me njerëz që festuan gjatë orëve të natës këtë arritje të skuadrës kombëtare. Një rezultat historik dhe shumë i vyer për një vend që gjatë viteve të fundit ka qenë në prag të luftës civile. Për një natë të vetme, futbolli bëri atë që politika nuk arriti ta realizonte për shumë vjet, bashkimin e një populli të përçarë. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

“Çka kanë ata ma shumë se na” – Emir Sahiti flet për kundërshtarët e Kosovës për Kupën e Botës

U raportua se do të jap dorëheqje nga Milani, Conceicao flet për të ardhmen e tij

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës