Festa e lojtarëve turq pas golit, dedikim për ushtarët që luftojnë në Siri
Turqia ka mposhtur Shqipërinë me një gol në minutat e fundit të realizuar nga sulmuesi Cenk Tosun.
Ai përfitoi nga gabimi i Thomas Strakoshës, duke mos falur me portën e zbrazët.
Ky gol çoi peshë zemrat e tifozëve turq, të cilët janë një hap larg kualifikimit.
Në momentin e shënimit të golit, nuk mungoi festa e veçantë e futbollistëve turq, të cilët festuan me simbolin e nderimit ushtarak.
Mediat turke shkruajnë se ai festim ishte për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri.
Edhe në të shkruarën nuk kanë munguar festat e tilla, apo edhe përshëndetjet e futbollistëve drejtuar lojtarëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























