Zagrebi tashmë është në festë të madhe, pasi po feston fitoren madhështore të Dinamos kundër Tottenham (3-0) dhe kalimin në çerekfinalet e Ligës së Evropës.

Pasi humbi 2-0 në ndeshjen e parë në Londër, Dinamo bëri një mrekulli në Maksimir duke e kthyer ndeshjen dhe duke u futur në mesin e tetë skuadrave më të mira në këtë garë.


Pas ndeshjes në shumë lagje të qytetit, kishte festë me makina, dhe njerëzit spontanisht përqafoheshin dhe këndonin nën tingujt e sirenave, shkruajnë mediat kroate.

00cce53c 74cd 44e5 8e00 f2505389f4e7

Para stadiumit Maksimir, qindra tifozë me flakadanë dhe këngë përshëndetën lojtarët e Dinamos që u bashkuan me ta në festë.

Tifo grupi më i madh i këtij klubi Bad Blue Boys me këngë dhe pankarta i pritën lojtarët.

6656cd21 b826 4d3d 8464 4ec2e1fbd91f

Pas një festimi të paparë në dhomat e zhveshjes, portieri Dominik Livaković e çoi ekipin e Dinamos në parking.

Lojtarët kënduan së bashku me tifozët disa nga këngët e Dinamos.

45f24ce3 fe47 4cb6 9d9a 20bd2c8fe4cd

Feta zgjati për gati gjysmë ore. Skena si kjo nuk janë parë në Maksimir për një kohë të gjatë.

f093f112 ebfd 4cc2 9985 4f5cd361e96e

Tifozët po ashtu i kënduan për një kohë të gjatë Mislav Orsicit, heroit të Dinamos që shënoi një het-trik. Madje shokët e tij të skuadrës e mbajtën Orsicin në krahë dhe e hodhën në ajër. /Telegrafi/

telegrafi sport app