Në mesazhin e tij për festën e Krishtlindjes, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka thënë se është e dhimbshme që kudo jetojnë shqiptarët ndjehet mosbesim për një të ardhme më të mirë.
Ai ka thënë se disa nga anëtarët e familjes evropiane i gjykojnë shqiptarët për mbishtresa kulturore, ndërkohë që është dashur të ndihmojnë në nxjerrjen nga e kaluara.
Në ceremoninë e pritjes nga Ipeshkvia e Kosovës, e cila bëri bashkë liderë institucionesh, të partive politike, diplomatë të vendeve të QUIN-it të akredituar në Kosovë e drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dodë Gjergji tha se brenda shtëpisë së Zotit të gjithë janë të njëjtë.
“Falënderoj Zotin për mundësinë që na jep, të kremtojmë këtë festë të Krishtlindjes së bashku, në këtë moment solemn, me kryemyftiun e Kosovës Naim Tërnavën, me presidentin, me kryeministrat në ardhje e shkuarje, me gjithë ambasadorët, përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, sepse vërtetë ne dallojmë kur dalim jashtë ndoshta, por kur hyjmë këtu brenda në këtë shtëpi të Zotit, atëherë ne nuk dallojmë nga njëri tjetri, sepse këtu ne ia kqyrim njëri tjetrit vetëm shpirtin dhe ia dhurojmë zemrën. Në të vërtetë ky është mesazhi i Krishtlindjes”, tha Dodë Gjergji.
Dodë Gjergji përcjelli një pjesë të mesazhit të tij të Krishtlindjes, ku përmendi mosbesimin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, dhe diskriminim që vende të Bashkimit Evropian po i bëjnë Kosovës, duke e lënë të izoluar pa lëvizje të lirë në zonat e BE-së.
“Nuk mund të them se nuk është e çuditshme, por edhe e dhimbshme njëkohësisht, që gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndjehet një lloj mosbesimi kolektiv për një të ardhme më të mirë. Dhe vërehet qartë se disa frenojnë proceset që shpijnë të ky qëllim, e në anën tjetër nuk mungojnë edhe ata që me kryeneçësi duan të na qojnë te fatet që i kanë përcaktuar për ne. Kjo kohë bëhet edhe më e pakuptimshme kur disa nga anëtarët e familjes evropiane, në vend që të na ndihmojnë ose të na nxjerrin nga e kaluara në pahën e identitetit tonë evropian, na gjykojnë për mbishtresa kulturore dhe na shtyjnë të iniciativa hibride, duke na konsideruar si një etnitet ndryshe nga ata”, tha ai.
Ai përmendi edhe fatkeqësinë që ndodhi muajin e kaluar në Shqipëri, ku tërmeti që goditi vendin la dhjetëra persona të vdekur, qindra të lënduar, e shumë familje pa shtëpi.
Këtu ai falënderoi të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar Shqipërinë duke dhënë ndihma.
Dodë Gjergji inkurajoi njerëzit që të vazhdojnë të bëjnë vepra të mira, raporton KosovaPress./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët