LAJMI I FUNDIT:

Ferrari përmend “një kthim të transmisionit manual”

Ferrari përmend “një kthim të transmisionit manual”

Ferrari nuk ka shitur një makinë me transmision manual që nga viti 2012.

Por kjo mund të ndryshojë, sipas Gianmaria Fulgenzi, Shefe e Zhvillimit të Produkteve të Ferrarit.

Duke folur për CarSales, Fulgenzi tha se Ferrari mund të jetë duke arritur kufirin e performancës dhe mund të sjellë transmisione manuale për një përvojë më tërheqëse për vozitje.


Sidoqoftë, mos e prisni atë në modelet e zakonshme – nëse kthehet një manual, ka të ngjarë të jetë në një makinë ultra-ekskluzive.

Ndërruesi ikonë i Ferrarit ka qenë prej kohësh i dashur nga entuziastët dhe Fulgenzi pranon se kërkesa e klientëve për një manual mbetet e fortë. /Telegrafi/