LAJMI I FUNDIT:

Ferrari M458-T prezantohet në pranverë në Gjenevë

Ferrari M458-T prezantohet në pranverë në Gjenevë

Në panairin e radhës së automjeteve në Gjenevë, Ferrari do ta prezantojë ridizajnin e ‘458 Italia’, mirëpo në bazë të ndryshimeve që janë bërë, mund të thuhet se bëhet fjalë për një gjeneratë tërësisht të re, e jo vetëm për ndryshime estetike në modelin ekzistues.

M458-Т do të jetë Ferrari i dytë me turbo-tërheqje duke pasuar modelin California Т.

458-Italia


Në vend të motorit të deritanishëm 4.5 l V8 me 570 KF, në versionin e ridizajnuar do të vendoset motor 3.8 l twin-turbo V8 me fuqi prej 680 KF (500 kW).

Në këtë mënyrë, M458-T pritet të jetë më i shpejtë se ‘458 Italia’, i cili nga 0 deri në 100 km/h arrin për 3.4 sekonda dhe arrin shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Krahas performancave më të mira, turbo-mbushësi do të mundësojë zvogëlimin e shpenzimit të karburantit dhe reduktimin e emisionit të gazrave të dëmshme. /Telegrafi/