LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 488 humbë kontrollin dhe përplaset gjatë garës (Video)

Ferrari 488 humbë kontrollin dhe përplaset gjatë garës (Video)

Gjatë një gare në Nurburgring të Gjermanisë, piloti e ka humbur kontrollin mbi Ferrari 488 GT3, duke u përplasur për mbrojtëset anësore.

Për pasojë, makina është rrotulluar pesë herë dhe ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por shoferi është larguar i pa lënduar, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin kur makina italiane hyn në mes të dy makina tjera dhe del jashtë pistës.


Njohësit e këtyre garave, thonë se është faji i pilotit që nuk e llogariti mirë shpejtësinë e garuesve tjerë, si dhe këndin e kthesës. /Telegrafi/