Edicioni 2017/2018 ka nisur furishëm, ku ka sjellë jo pak befasi dhe ndeshje të forta.

E befasishme është nisja e dobët e kampionit aktual Dritës, që në gjashtë javë ka marrë gjashtë pikë, duke pësuar katër herë dhe duke barazuar dy herë.


Feronikeli është lider me 14 pikë.

Klubi nga Drenasi nuk është befasi pasi është njëri ndër klubet që ka investuar më së shumti në këtë verë.

42327028 893834700808271 4091499082982359040 n

E nisën me Sulejman Starovën, por që u ndërrua pas vetëm tri javësh, ku në krye të skuadrës erdhi Zekerija Ramadani.

Tri fitore radhazi dhe pozita e parë, pasi kanë edhe dy barazime dhe një fitore nga koha e Starovës.

Feronikeli së bashku me Prishtinën e kanë edhe mbrojtjen më të fortë, pasi që kanë pësuar vetëm nga dy gola.

42500414 10157401259928538 8090476805108006912 o

Drenicasit janë të vetmit që nuk kanë asnjë humbje në gjashtë xhiro.

Sa i përket sulmit, Llapi është skuadra që e ka gjetur portën më së shumti.

Të besuarit e Bylbyl Sokolit kanë shënuar plot 13 herë, të përcjellë nga Liria me 12 gola dhe Feronikeli me 11.

42319737 10156611277567243 4620877622102982656 o

Mbrojta më e fort është ajo e Prishtinës së Mirel Josës, që në gjashtë ndeshje ka pranuar dy gola.

Në realitet prishtinasit mbeten skuadra më pak e rrezikuar në kampionat, ku shpesh kundërshtarët nuk gjuajnë asnjëherë në kuadrat për një ndeshje.

Me mbrojtje të mirë janë edhe Feronikeli (2 gola të pranuara) dhe Drenica me pesë.

Më së dobëti qëndron KEK-u që ka pranuar gjithsej 24 gola në gjashtë takime. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 6-të

Screenshot 2 23 e1537803877985

Renditja 

Screenshot 1 34

telegrafi sport app