Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka marrë edhe një fitore në elitën e futbollit kosovar derisa ka mposhtur KEK-un 4-0.

Feronikeli e nisi mirë ndeshjen dhe vetëm pas 12 minutave lojë gjeti golin e epërsisë.


Ishte mesfushori brazilian, Carioca Da Silva që shënoi lehtësisht për 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Nikli e dyfishoi epërsinë në këtë takim, ku realizues ishte Astrit Fazliu pas asistimit nga Da Silva.

Me epërsinë 2-0 të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

42727631 896806610511080 8553798171690532864 n

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nisi mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar gol.

Ishte sulmuesi i ardhur nga Liria e Prizrent, Artur Magani që realizoi në minutën e 48-të për 3-0.

Krejt në fund vendasit arritën edhe golin e katërt duke marrë tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

42806445 896807323844342 4964064716147130368 n 1

Pas kësaj fitore, Feronikeli vazhdon kryesimin në elitën e futbollit kosovar me 23 pikë të grumbulluara, derisa KEK-u mbetet i fundit me vetëm një pikë.

Në javën e 10-të, Feronikeli do të luaj derbin ndaj Prishtinës në Drenas, ndërsa KEK-u do të jetë nikoqir i Ferizajt. /Telegrafi/