Feronikeli edhe pse ishte më i mirë se TNS në fund pësoi humbje me rezultat 1-0.

Ndeshja e parë në Uells kishte përfunduar 2-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2, drenicasit largohen nga gara më prestigjioze në Evropë.


feronikeliekipa

Feronikeli ishte skuadër shumë më kërkuese në pjesën e parë të lojës, duke renditur disa raste.

Mendurim Hotin, Astrit Fazliun, Mevlan Zekën e Albert Dabiqajn kishte raste të mira por që nuk arritën të shënonin.

niklitigrat

Edhe në pjesëne e dytë Lapidar Lladrovci kishte dy raste të mira me kokë, por që nuk qëlloi portë.

Ligji i pashkruar i futbollit” “Kur nuk shënon pëson”, funksionoi për Feronikelin.

Niklitns2

Ka qenë sulmuesi Ebbe, ai i cili posa u inkuadrua në lojë realizoi një gol me kokë në portën e Florian Smakiqit.

Ai mbeti i pambuluar në zonë.

tnsbrenda

Deri në fund Nikli kishte raste, por që nuk arritën të shënojnë së paku një gol.

Uellsianët do të përballen me Copenhagenin në raundin tjetër, dnërsa Feronikeli e mëson kundërshtarin nesër (e mërkurë). /Telegrafi/

telegrafi sport app