Feronikeli dhe Drenica do të përballen në stadiumin Rexhep Rexhepi në xhiron e tretë.

Dy skuadrat drenicase saherë janë përballur kanê zhvilluar ndeshje të mirë.


Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë marrë nga një fitore e nga një humbje në dy xhirot e para.

Afrim Tovërlani kërkon ta fitojë sfidën ndaj Drenicës për ta harruar humbjen nga Ballkani.

Në anën tjetër mysafirët udhëtojnë për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare: Feronikeli: Avdyli, Kuka, Pnishi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Bojku, Hoti, Greca, Marclei.

Drenica: Ymeri, Doshlaku, Bejta, Lushtaku, Morina, Dushi, Thaqi, Elshani, Hamiti, Tahiri, Murati.

/Telegrafi/

telegrafi sport app