LAJMI I FUNDIT:

Fero zbulon se është në prag të martesës me një tjetër vajzë: Edhe pse me Arbenitën kam një vajzë, po ta ktheja kohën s’do lidhesha kurrë me të

Fero zbulon se është në prag të martesës me një tjetër vajzë: Edhe pse me Arbenitën kam një vajzë, po ta ktheja kohën s’do lidhesha kurrë me të

Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka qenë i ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij.

Një nga momentet më të diskutuara të intervistës ishte përgjigja e tij mbi marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

I pyetur nga moderatori Fisnik Juniku nëse do të hynte sërish në një lidhje me Arbenitën nëse do të mund të kthente kohën pas, Fero befasoi me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë: “Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin, sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja asaj lidhjeje kurrë”.


Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e tij dhe të tjerëve që e shohin si një deklaratë të panevojshme për shkak të vajzës së tyre të përbashkët.

Ndër të tjera, reperi zbuloi se tashmë është në një lidhje të re dhe në prag të martesës me një vajzë tjetër, duke lënë të kuptohet se ka lënë pas të shkuarën dhe po fokusohet tek e ardhmja.

Intervista e tij në “Shok Podcast” po bën xhiron e rrjetit, duke u komentuar gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mos u zhvesh më ashtu” - Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit, banorja: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

Magazina
Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

Magazina
Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Magazina
Kim Kardashian mahnit me dukjen gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy

Kim Kardashian mahnit me dukjen gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Magazina
Kalo në kategori