LAJMI I FUNDIT:

Fero thotë se i lejohet të ketë deri në katër gra dhe është në gjendje financiare t’i mbajë

Fero thotë se i lejohet të ketë deri në katër gra dhe është në gjendje financiare t’i mbajë
Foto: Fero/Instagram

Ish-reperi shqiptar Fero, i cili kohët e fundit ka lënë muzikën për t’iu dedikuar plotësisht fesë, ka bërë deklarata të reja të cilat kanë ngjallur reagime të ndryshme në publik.

Në një video live të shpërndarë në rrjetet sociale, ai u shpreh se dëshiron të martohet me më shumë se një grua.

Gjatë transmetimit, Fero dëgjohet duke thënë se i lejohet që të marrë katër gra, bazuar në besimin të cilit i përket tani.


#fero #donzi ♬ Originalton – HIGH🍁 Watch on TikTok

“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”, tha ai, duke theksuar se kjo dëshirë është e mundshme edhe për shkak të stabilitetit të tij ekonomik.

Këto deklarata vijnë pas ndryshimeve të mëdha në jetën e Feros, pasi ai vendosi të largohej nga karriera e tij muzikore dhe t’i përkushtohej besimit. Megjithëse ky vendim ka ngjallur debat në mesin e fansave të tij të mëparshëm, Fero duket i vendosur për të ndjekur rrugën e tij të re shpirtërore.

Foto: Fero/Instagram

Deklarata e tij për martesën me më shumë se një grua ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale, ku njerëzit kanë shprehur mendime të ndryshme për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Gjesti e paralajmëron produksionin: E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’, të martën do ta lë shtëpinë

Magazina
Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale

Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale

Magazina
Livia Brunga përballet me ofendime të rënda, reagon dhe publikon profilin e komentueses

Livia Brunga përballet me ofendime të rënda, reagon dhe publikon profilin e komentueses

Magazina
Mariah Carey shfaqet papritur në transmetimin e djalit të saj, duke shkaktuar reagime të shumta tek fansat

Mariah Carey shfaqet papritur në transmetimin e djalit të saj, duke shkaktuar reagime të shumta tek fansat

Magazina
Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi

Përfshihet në aksident aktori Osman Azemi

Magazina
Beyonce shkëlqen në një reklamë të re për markën e saj ‘Cecred’

Beyonce shkëlqen në një reklamë të re për markën e saj ‘Cecred’

Magazina
Kalo në kategori