Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Feronit Shabani - Fero, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Këngën duket se tashmë e ka finalizuar dhe se këtë javë pritet të prezantohet para publikut dhe fansave të tij.


Derisa bën të ditur se kënga lansohet të enjten pas mesnatës, 23-vjeçari ka publikuar një fragment të kësaj kënge në rrjetin social, Instagram.

ferofera 71190992 133109034754366 6380558281152471416 n 1 Fero së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

Në videon e ndarë me ndjekësit, Fero shfaqet në një makinë dhe tregon se ky projekt i tij titullohet "Jom rrit".

Ndërkohë, kjo është kënga e parë që pas largimit nga labeli "On Records", me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh nën menaxhimin e Mehmet Elshanit.

Ai javë më parë është zhvendosur në Gjermani, teksa ka hapur grupin e ri "Skuadra Fero" bashkë me Avni Halimin.

Fero përndryshe kohëve të fundit është përfolur në mediat rozë për shkak të disa 'thumbave' që pati me grupin OTR dhe TBA, më saktësisht me reperët Noizy dhe Unikkatil.

Nga ana tjetër, i njëjti duket se ka raporte të mira me labelin e Ghetto Geasyt, Babastars, dhe tash e një kohë përflitet për një bashkëpunim mes tyre.

/Telegrafi/