Artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, ka dy muaj që është larguar nga muzika.

Kjo pasi tha se dëshiron t’i përkushtohet fesë islame si dhe familjes, ndonëse u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më projektet e tij muzikore.


I njëjti tani po zbaton çdo gjë të fesë islame e së fundmi edhe kishte rruar kokën.

Screenshot 4 28 Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, 26 vjeçari ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë një postim duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për t’i fshirë të gjitha tatuazhet.

“Kush mundet me më ndihmu si me i heq të gjitha tatuazhet”, ka thënë ai.

Ky veprim i reperit vjen mbase që tatuazhet janë të ndaluara në fenë islame.

Fero këto ditë ka bërë edhe një letër për ish-partneren e tij, Arbenita Ismajlin, teksa i ka kërkuar falje si dhe ribashkim. /Telegrafi/