Eibar ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Fernando Llorenten, i cili ka arritur marrëveshje me klubin e La Liga 2 deri në fund të sezonit.
Sulmuesi 36-vjeçar, i cili luajti për Napolin dhe Udinese në Serie A sezonin e kaluar, iu nënshtrua testeve mjekësore sot (e mërkurë).
Sipas Onda Vasca, Llorente do të stërvitet me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të rinj për herë të parë të enjten.
💣 OFIZIALA 🔥
Fernando Llorente @llorentefer19 fitxatzeko aurreakordioa.#LaLigaSmartBank #BetiArmaginak
— SD Eibar (@SDEibar) October 27, 2021
Trajneri i Eibarit , Gaizka Garitano e kishte vendosur atë në radarin e tij vitin e kaluar, kur ai te Athletic Bilbao, por klubi vendosi kundër nënshkrimit me sulmuesin me përvojë.
Llorente u largua nga Napoli në afatin e kaluar të janarit për t’iu bashkuar Udineses në kërkim të minutave për lojë, pasi trajneri i atëhershëm i napolitanëve, Gennaro Gattuso nuk e kishte në planet e tij.
Kthimi në Spanjë
Herën e fundit që Llorente luajti në Spanjë, ai shënoi vetëm një gol në 17 ndeshje për Sevillan në sezonin 2015/16.
💣 OFICIAL 🔥
Principio de acuerdo para el fichaje de Fernando Llorente @llorentefer19 #LaLigaSmartBank
— SD Eibar (@SDEibar) October 27, 2021
Tani, ai kthehet në vendin e tij të lindjes për të ndihmuar përpjekjet e Eibar për t’u rikthyer në La Liga Santander pasi u rrëzua nga liga e parë sezonin e kaluar. /Telegrafi/