Fermeri nga Vushtrria: Nga 15 hektarë grurë që i kam, diku 60 për qind janë të dëmtuar nga vërshimet

Me mijëra hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar si shkak i vërshimeve dhe daljes nga shtrati të lumit Sitnicë. Shumë ferma në Vushtrri janë përmbytur, ndërsa nuk kanë arritur të shpëtojnë as bagëtinë. Fermerët e fshatrave të këtij vendi thonë se dëmet janë të mëdha, ndërkohë që u bëjnë thirrje institucioneve për ndihmë.
Sevdaim Sadiku, përfaqësues i fshatit Bukosh tregon për KosovaPress se këto vërshime kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat e tij bujqësore. Ai është vet fermer dhe thotë se më shumë se 60 për qind e tokave të mbjella me grurë, thotë se tashmë janë dëmtuar.
“Ka fermerë se janë dëmtuar dhe është dashur të evakuohet komplet stalla me lopë… Çdo kulturë që është e mbjell aktuale, elbi dhe gruri janë të dëmtuara totalisht edhe tokat. Gruri çka janë të mbjella janë dëmtuar totalisht… Unë i kam 15 hektarë grurë diku 60 për qind janë të dëmtuara”, thekson ai.
Ai tregon se dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shumë ferma të banorëve të kësaj ane.
“Fatmirësisht në një pjesë ende nuk mbërri vërshimet, por në këtë pjesë poshtë afër nivelit të Sitnicës është vërshuar krejt fshati. Ka dëme të mëdha… Ka fermerë që janë te dëmtuar në ushqime të lopëve, ka të dëmtuar në dele.. ka hyrë edhe në shtëpi uji…”, thotë ai.
Sadiku nuk mban mend të ketë pasur vërshime aq të mëdha të ujit në qytetin e Vushtrrisë.
“Uji e ka përfshirë nuk mbahet mend një rast i tillë që ka pasur vërshime kaq të mëdha. Faktikisht institucionet janë duke bërë diçka për të tejkaluar këtë problem por jo edhe kush e di. Janë mobilizuar goxha shumë por nuk mund me i përfshi te gjitha”, u shpreh ai.
Lutja e tij ndaj institucioneve është që të ndihmohen të gjithë fermerët, meqë sipas tij dëmet janë të mëdha.
Si shkak i kësaj gjendje, Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme ka shpallur gjendje emergjente civile.
Rreth 500 familje janë përmbytur, ndërsa shkollat e Palestra e Sportit në Samadrexhë janë planifikuar për strehim në rast nevoje për familjet që nuk kanë ku të qëndrojnë si shkak i përmbytjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë