LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e Kaçanikut do të kenë mbështetjen e MBPZHR-së

Fermerët e Kaçanikut do të kenë mbështetjen e MBPZHR-së

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut.

Kështu është shprehur, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.

Me këtë rast, ministrja Zivic, e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse.


Ajo theksoi se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e falënderoi ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Po ashtu, nënkryetari Bajra e njoftoi ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Botë
Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Ekonomi
Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Ekonomi
Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara të markës

Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara të markës "Adidas"

Ekonomi
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Kalo në kategori