LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e Drenasit do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë

Fermerët e Drenasit do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në takim kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për masat mbështetëse për fermerët dhe agro-bizneset, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë janë shpallur edhe thirrjet për aplikim për katër masa mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se i inkurajon fermerët e Drenasit që të aplikojnë për mbështetje, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Duke e uruar Kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës, Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.


Nga ana e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Lladrovci, e njoftoi ministrin edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori