Komuna e Gjakovës në verën e këtij viti, ka pësuar dy fatkeqësi natyrore me vërshime, dëmet e të cilave janë vlerësuar të jenë mbi 200 mijë euro. Gjatë muajve qershor-korrik nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri janë dëmtuar rreth 60 fermerë dhe afro 80 hektarë tokë bujqësore.
Ndërkaq, në Kuvendin Komunal është aprovuar raporti për vlerësimin e dëmeve dhe është dërguar tek Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave, ku më pas do të shqyrtohet nga Komisioni Qendror Qeveritar.
Zyrtari komunal në Drejtorinë për Bujqësi dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit vlerësues, Robert Marjakaj ka thënë se me të dal në vendin e ngjarjes kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar arrin vlerën prej 239 mijë e 538 euro.
Vitin 2023, Marjakaj e quan si më fatkeqin ndër vite, sa i përket motit të pa përshtatshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore.
“Këtë vit Komuna e Gjakovës ka pasur dy fatkeqësi natyrore, në muajin qershor dhe në muajin korrik… Sivjet bujqësia është e përcjellë me fatkeqësi ose me mot të jashtëzakonshëm, mund të them lirisht se është në ndër vitet, ndoshta nuk mbahet në mend sa i përket kushteve të papërshtatshme klimatike për kulturat bujqësore. Në muajin qershor dhe muajin korrik janë të dëmtuar pothuajse diku 58 fermerë, dhe me në sipërfaqe e cila është e dëmtuar diku 78 hektarë dhe vlera e dëmit të vlerësuar nga komisioni e cila ka dalë në vendin e ngjarjes sillet diku rreth 239 mijë e 538 euro. Nga kjo vlerë shihet se është bërë një dëm i konsiderueshëm nga kulturat bujqësore. Ne si Komision menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes, dhe i kemi verifikuar parcelat kur kanë qenë të dëmtuara. I kemi marrë fotografitë. Po ashtu jemi bazuar në fotografitë e fermerëve që i kanë bërë momentin e fatkeqësive natyrore”, tha Marjakaj për kp.
Ndër të tjera, Marjakaj ka thënë se nga vërshimet dhe breshëri, më së shumti kanë pësuar fermerët e fshatit Rugovë, ngase aty kultivohet perim-kultura.
Ai shtoi se të prekurit presin dëmshpërblimin nga buxheti Qeverisë e Kosovës, derisa potencoi se Komuna e Gjakovës nuk ka fond për kompensim të dëmeve në kulturat bujqësore.
“Kryesisht janë dëmtuar fermerët e fshatit Rugovë. Breshër ka rënë edhe në fshatrat tjera, por fermerët e fshatit Rugovë anë dëmtuar më shumë sepse aty kultivohet, ka shumë perim-kultura. Ne kemi pasur edhe dëme edhe në fshatra të tjerë, por kanë qenë dëme të vogla, që nuk kanë hyrë në përqindjen që duhet vlerësuar. Edhe vitin e kaluar kemi pasur dëme përafërsisht ngjashëm në fshatin në Rugovë…Jo, Komuna e Gjakovës nuk ka fond për kompensim të dëmeve në kulturat bujqësore”, potencoi Marjakaj.
Ndryshe, në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendimi për ndarjen e nëntë milionë eurove për komunat e prekura nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe të janarit 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania