LAJMI I FUNDIT:

Ferizi sot deklarohet për akuzat për terrorizëm

Ferizi sot deklarohet për akuzat për terrorizëm

Sot në orën 16, sipas orës lokale të Kosovës, në Virxhinia të SHBA-ve, fillon seanca dëgjimore për shtetasin e Kosovës, Ardit Ferizi lidhur me akuzat për terrorizëm.

Seanca do të mbahet në Gjykatën e Qarkut në Virxhinia, ndërsa më parë ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Ferizi, 20 vjeç, dyshohet se ka depërtuar në të dhënat e mbi 1,300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe se të njëjtat i ka shpërndarë te grupi militant Shteti Islamik.


Prokurorët thonë se Ferizi, vitin e kaluar, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe se ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve amerikanë, transmeton Rel.

Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve.

Ferizi është arrestuar në Malajzi në muajin tetor dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara në janar.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka cilësuar rastin si të parin të këtij lloji.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori