Ferizaj dhe Dukagjini luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ferizajasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Arsim Abazit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Ballkani dhe synon t’i kthehet fitores pas dy fitoreve që i pati para humbjes nga therandasit.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka dy fitore dhe një barazim teksa synon ta vazhdojë serinë pozitive për t’u larguar nga zona e rrezikshme.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ferizaj: Terziu; Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; Er.Sadriu, Musolin, Jusufi; Haxhimusa;
Dukagjini: Margono; Sinani, Basri, Syla, Bardhoku; Pefqeli, Hugo, Millaku, Isufi; Mërlaku, Berisha;
/Telegrafi/














































