Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Ferizajt, në një ceremoni të organizuar sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për financimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet.
Në Ferizaj, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka deklaruar se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë mundësi e mirë për ferizajasit, në veçanti për të rinjtë, që t’i zhvillojnë idetë e tyre inovative dhe t’i përdorin ato në dobi ekonomike për vendin.
“Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj është fillim i ri për qytetin e Ferizajt dhe për Kosovën”, tha ministri Beqaj.
“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është e fokusuar në vizionin e saj që Kosova të jetë qendër e inovacionit në Ballkanin Perëndimor. Nuk është e lehtë për të arritur, por me dije që ka rinia jonë dhe me rritjen e shpejtë që ajo po bëjnë në këtë fushë, po na tregon se investimi në dije dhe inovacion dhe rritja ekonomike bazohen në resurset njerëzore të cilat e çojnë përpara vendin”, shtoi ministri Besim Beqaj, para pjesëmarrësve të shumtë në këtë ngjarje.
Ministri Beqaj ka folur edhe për mundësitë financiare që ka MIN për përkrahje të indeve inovative dhe ato në fushën e teknologjisë, duke theksuar se penetrimi i internetit në nivel të lartë në Kosovë, duhet të përdoret në dobi ekonomike për vendin.
Në këtë ceremoni ka folur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili në fjalën e tij e ka falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen në themelimin e Qendrës së Inovaconit dhe Ndërmarrësisë.
“Qeverisja ime ka fat dhe si kurrë më parë ka mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në krye me Besim Beqajn, i cili që në ditën e parë të qeverisjes sime ka realizuar një vizitë në Ferizaj, duke garantuar fillimin e këtij projekti kaq të madh për komunën tonë”, tha kryetari Aliu.
Në ceremoni kanë folur edhe zëvendës rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, Florim Loku, si dhe Agon Avdimetaj në emër të ICK-së dhe Zombie Soup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker