Ferguson: City është fqinj i zhurmshëm

Ferguson për të parën herë kishte ngacmuar Cityn në shtator të vitit 2009 pas lëndimit të Michael Owen në Old Trafford. Që atëherë, City është përmirësuar duke mposhtur Manchester United në gjysmëfinale dhe më pas Stoke në finalen e Kupës FA.
City po ashtu është kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa është përforcuar dukshëm për të luftuar edhe për titullin e Ligës Premier në sezonin e ri. Dy rivalët do të përballen edhe më 7 gusht në ndeshjen e Community Shield në Webley, ku Ferguson dëshiron të heshtë rivalët e zhurmshëm.
“Kjo i adresohet fqinjëve tanë të zhurmshëm edhe një herë. Vitin e kaluar bëra gabim kur iu dhashë lojtarëve shumë gjysmë-ndeshje në para-sezon dhe jo minuta të mjaftueshme. Do ta përmirësoj këtë vit pasi kur ne luajtëm me Fulham dhe Everton ne ende ishim të dobët në formë”, ka thënë Ferguson.
Skocezi po ashtu ka thënë se liga në sezonin e ri do të jetë edhe më e hapur dhe se ajo mund të shkojë në duart të United, Manchester Cityt, Liverpoolit, Arsenalit ose Chelseat. /Telegrafi/





















































