LAJMI I FUNDIT:

Fërgesë me spinaq dhe presh

Fërgesë me spinaq dhe presh

Përbërësit:

▪ 8 vezë
▪ 150 gr presh (vetëm pjesa e bardhë)
▪ 50 gr spinaq (të kulluar dhe të tharë)
▪ 50 gr proshutë (në feta)
▪ djathë kaçkavall
▪ kripë
▪ piper

Përgatitja:


Për të realizuar këtë recetë, fillimisht thyeni vezët në një tas dhe rrihini pak së bashu me 4 lugë kaçkavall, pak kripë dhe piper.

Grini hollë spinaqin dhe prijeni në rrethore preshin.

Skuqni në një tigan të posacëm për të tilla fërgesash pancetën, të prerë në shirita të hollë me 2 lugë vaj ulliri. Hidhni perimet në tigan dhe hidhini pak kripë. Bashkoni këtë të fundit me vezët e rrahura në tas.

Më pas ngrohni 2 lugë vaj në tigan dhe hidhni të gjithë përzierjen dhe lëreni sa të forcohet në fund.

Me ndihmën e ndonjë pjate ktheni dhe pjesën tjetër që të gatuhet.

Shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë.

Mund ta zbukuroni sipas dëshirës.

/Shije/