Femrës së tradhtuar assesi mos ia thoni gjërat e këtilla

Shoqen tënde të ngushtë e ka tradhtuar partneri, ndërkaq ajo vetëm juve ju ka treguar. “Me siguri do të ndiheni e zemëruar dhe e lënduar për atë që i ka ndodhur asaj, mirëpo nuk bëni mirë që menjëherë t’ia shfaqni ndjenjat tuaja”, thotë psikologia Karen Sherman. “Mashkulli që tradhton njëherë, gjithmonë do të jetë tradhtar” Me komentin e këtillë megjithatë ia humbni çdo shpresë që të përmirësohen marrëdhëniet. Në vend të këtij komenti, thoni kështu: “Po përpiqem të të kuptoj se në çfarë gjendje je!”
“Meshkujt tradhtojnë me arsye” Shmangni situatat ku pa dashur tregoni gishtin nga ajo dhe mos e fajësoni për tradhtinë e partnerit, transmeton Telegrafi.
“I dashuri yt së paku nuk e ka bërë atë që e ka bërë i saj” Në vend të kësaj, më mirë është t’i jepni përkrahje dhe të pranoni që situata e saj është e veçantë.
“Falja/harroje” Më mirë është t’i thuhet kështu: “E di që duhet kohë dhe mënyra për të zgjidhur situatën ashtu siç do të jetë më mirë për ju”.
”Kam dyshuar” Madje edhe nëse vërtet keni ditur që bashkëshorti apo partneri i shoqes tënde të ngushtë po e tradhton atë, një konkludim i këtillë nuk do t’i ndihmojë.
“Me siguri të ka tradhtuar me ndonjë kurvë!” Konstatimet e këtilla më së shpeshti vetëm sa do ta nxisin të ketë ndjenja të këqija. Përpiquni t’ia ktheni vetëbesimin në atë mënyrë që do t’i thoni atë që më së shumti e dëshironi dhe e vlerësoni tek ajo – ndjenjën e saj për humor apo bashkëndjesi.
“Të gjithë meshkujt tradhtojnë” Ta këshilloni shoqen që nga situata e këtillë të nxjerrë mësim, do t’i shkaktoni edhe më shumë hidhërim, dështim dhe do ta lëndoni edhe më tepër. Thoni se asaj i takon që të përpiqet për atë që është më së miri për të. /Telegrafi/





















































