LAJMI I FUNDIT:

Femrave u duket një mashkull joshës nëse femrat tjera e vlerësojnë atë ashtu

Femrave u duket një mashkull joshës nëse femrat tjera e vlerësojnë atë ashtu

Femrat të cilat janë të joshura nga meshkujt kanë shije të ndryshme. Disa mendojnë se Dwayne Johnson është mashkulli i përsosur, përderisa tjerat janë admiruese të Idris Elbas apo Princit William.

Por sado unike që mendojnë se janë, hulumtimet sugjerojnë se femrat janë të prira t’i kopjojnë preferencat e njëra-tjetrës, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri, i publikuar në revistën ‘Scientific Reports’, ka zbuluar se meshkujt bëhen edhe më ‘seksi/joshës’ kur ashtu vlerësohen nga femrat tjera.


Shkencëtarët thonë se nëse një femre i pëlqen një mashkull, shanset janë se edhe shoqeve të saja do t’u pëlqejë ose anasjelltas.

‘Kopjimi’ i preferencave të meshkujve ndodh edhe në mbretërinë e kafshëve.

Jemi të ndikuar nga mendimet e të tjerëve

Profesoresha e psikologjisë Kate cross nga St. Andrews, autore e studimit, thotë se këto zbulime mund të jenë thjesht rezultat i tendencës njerëzore për t’u ndikuar nga mendimet e të tjerëve. /Telegrafi/