LAJMI I FUNDIT:

Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet

Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet
Young couple, face to face, close-up, profile

Gjatë përkujtimit meshkujt dhe femrat përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtura derisa partnerët e tyre mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.

Femrat ngjarjet e pakëndshme i kujtojnë më pak se sa meshkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët u kanë treguar vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyre i kanë përcjellë me monitorin EEG, transmeton Telegrafi.

Pasi që kanë shikuar fotografitë, vullnetarët është dashur të shtypin tastin për të vërtetuar nëse tashmë e kanë parë atë fotografi. Në teste femrat ishin më keq kur ishin në pyetje pamjet e pakëndshme.


Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyre, por efektin edhe më shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.

Femrat më lehtë kujtojnë momentet e lumtura, ndërsa meshkujt në mirë mbajnë mend situatat fatkeqe. Për të rikujtuar ndodhi të caktuara përdorin pjesë të ndryshme të trurit.

“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta”, thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.

Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femrat aktivizohet hemisfera e djathtë e trurit, ndërsa te meshkujt e majta.

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjërave varet nga gjinia, shton ai. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori