LAJMI I FUNDIT:

Femrat kanë pranuar: Këto janë shprehitë e partnerëve të cilat na nevrikosin deri në çmenduri!

Femrat kanë pranuar: Këto janë shprehitë e partnerëve të cilat na nevrikosin deri në çmenduri!

Disa femra kanë zbuluar cilat janë ato shprehi të çuditshme të partnerëve të tyre të cilat i nevrikosin

Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat dhe ndonjëherë te personat që janë në lidhje apo të martuar shprehitë e caktuara të këqija të partnerëve dalin mbi sipërfaqe edhe pse më herët nuk i kemi vërejtur, transmeton Telegrafi.

Çdo detaj patjetër duhet t’ia tregojë nënës së vet


Jam e martuar, ndërkaq bashkëshorti çdo mbrëmje së paku 20 minuta ia tregon nënës së vet aktivitetet tona ditore, bisedat, madje edhe çfarë kam përgatitur për kafjall, drekë dhe darkë.

I jep para vëllait pa më treguar mua

Rastësisht kam zbuluar që vëllait tim i ka dhënë një sasi të madhe parash, fshehtas nga unë dhe kur e kam pyetur më ka thënë që fjala është për hua, sepse nuk po i ecin punët mirë.

Sillet si tinejxher kur është me miqtë

Nuk ka shprehi të më thërrasë në celular, injoron thirrjet e mia dhe sillet sikur nuk ka grua. Për këtë shkak lidhja jonë është e palumtur dhe plot grindje.

Kur grindemi përmend gabimet e vjetra nga e kaluara

Kurdo që debatojmë, përmend ndonjë situatë nga e kaluara. Njëherë madje më ka kritikuar madje për diçka nga e kaluara kur sapo patëm filluar të takoheshim. Kjo më çmend!

Kontrollon telefonin tim

Vazhdimisht merr telefonin tim dhe e kontrollon. Ai nuk e kupton që nuk jam e detyruar bash çdo imtësi nga jeta ime ta ndaj me të.

Kam të drejtë për privatësinë time

Në martesë jemi 7 vjet dhe i ka kaluar në shprehi që të mos çajë kokën për mua. Nuk më pyet për mendimin kur diçka planifikon, vetë merr vendime dhe vetëm më tregon kur çdo gjë merr fund. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?

Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?

A e dini se...
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60

Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60

A e dini se...
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'

Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'

A e dini se...
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?

Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?

A e dini se...
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë

Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë

A e dini se...
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët

Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët

A e dini se...
Kalo në kategori