Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, një video u shfaq në rrjetet sociale që tregon fëmijët e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, Pavel dhe Veronika.
Ata, shton ai, këndojnë një këngë në video ku thonë se janë elitë dhe oligarkë, ndërsa të tjerët i kërkojnë lëmoshë dhe marrin mbetje nga dyshemeja, transmeton Telegrafi.
“Kanalet ruse Telegram publikuan një video të fëmijëve të Prigozhin, Pavel (me kapele bejsbolli) dhe Veronika në Karelia”, ka shkruar Gerashchenko në rrjetin sociale Twitter.
Ata u filmuan duke kënduar një këngë duke e quajtur veten elitë dhe oligarkë, ndërsa të tjerët kërkojnë lëmoshë dhe marrin mbetje nga dyshemeja që i pastrojnë.
Vetë Prigozhin konfirmoi se videoja ishte autentike. Pretendohet se është filmuar në verën e vitit 2022 (pra kur lufta e vërtetë tashmë ishte duke u zhvilluar).
“Prigozhin thotë se video dhe fotografitë, janë vjedhur nga një departament i posaçëm kibernetik i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse”, ka shkruar Gerashchenko. /Telegrafi/
Russian Telegram channels published a video of Prigozhin's children, Pavel (in a baseball cap) and Veronika, in Karelia.
They are filmed singing a song where they call themselves elite and oligarchs while others beg for coins and scrub floors.
Prigozhin himself confirmed that… pic.twitter.com/hHsy9ZZCRb
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 31, 2023