LAJMI I FUNDIT:

Fëmija që ishte viktimë e bulizmit, gjeti ngushëllim në macen me të jetën gjendje të rrallë (Foto)

Fëmija që ishte viktimë e bulizmit, gjeti ngushëllim në macen me të jetën gjendje të rrallë (Foto)

David Bowie, Mila Kunis dhe Keifer Sutherland – kanë lindur me heterochromia iridium. Gjendje e rrallë, që i bën sytë të kenë ngjyra të ndryshme, gjë që konsiderohet si veçanti e këndshme.

Por, për shtatëvjeçarin Madden, që pos ngjyrës së ndryshme të syve, ka lindur edhe me buzën e sipërme të ndarë në dy pjesë, kjo e ka bërë të jetë shënjestër e ngacmimeve, transmeton Telegrafi.

Bulizmi ka mundur ta linte krejtësisht të izoluar, por ai pati një fat të pa pritshëm dhe u bë shok i ngushtë me një mace, që e ka gjendjen e njëjtë me të.


Madden dhe macja e tij Moon

Nëna e vogëlushit, Christina Humphreys ka treguar se si e pa rastësisht macen, që pasi e adoptuar ia vunë emrin Moon, që nënkupton Hëna.

Të pasurit ngjyrën e ndryshme të syve, i prekë më pak se një për qind të popullsisë, ndërsa lindja me buzën e çarë në dy pjesë, është në proporcione edhe më të mëdha. Madden dhe Moon, i kanë të dyja.

“Këtë mace e kishin shfaqur në një forum në Oklahoma, ku e kishin shpëtuar dhe kërkonin t’i gjenin një vendbanim. Menjëherë e ditëm, që duhet ta adoptojmë” ka thënë Humphreys.

Pasi miqtë i ndihmuan ta transportojnë për në Minnesota, ata janë bërë shokë të ngushtë, ndërsa vogëlushi po mësohet çdo ditë e më shumë, se të pasurit dallim nga të tjetër, nuk është tjetër pos dhunti. /Telegrafi/