Nëna Sandy ka kapur një moment qesharak kur burri i saj, Chris po flinte pranë foshnjës së tyre.

Por, ai nuk po flinte thjesht, por edhe po gërhiste, dhe kjo e shqetësoi shumë foshnjën, e cila tregoi pakënaqësinë duke futur gishtin në vesh për të dëgjuar më pak zërin e babait.


“Zakonisht i pëlqen të flejë pranë babait të vet”, shkroi Sandy në përshkrimin e videos që tregon djalin dhe burrin e saj.

Videoja bëri që mijëra përdorues të Instagramit të qeshin dhe të komentojnë. /Telegrafi/