Fejzi Aziri thotë se kërcënohet nga policia, më 5 shtator do të dëgjohen “bombat” për rastin “Monstra”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në prill të vitit 2012.
I akuzuari Fejzi Aziri, në seancën e sotme i është ankuar gjykatësit Ognen Stavrev se ka pasur kërcënime me jetë nga ana e policit i cili e ka sjellë nga burgu i Shtipit deri në Gjykatën Penale.
Aziri gjithashtu ka theksuar se duart i ka pasur të lidhura me pranga nga prapa edhe përkundër që ka kërkuar që në vitin 2014 që të mos i lidhen duart në atë mënyrë, sepse nuk ka mundur ta përballoj për shkak të sëmundjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam kërcënime me jetë nga polici i cili më sjell në Gjykatë. Thotë se do të na shkrep nga një plumb në kokë dhe të përfundoj me të gjithë ne. Prangat gjithashtu mi vendosin nga prapa, ndërsa unë jam i sëmurë dhe nuk mund ta përballoj këtë”, tha i akuzuari Fejzi Aziri.
Pas kësaj dëshmie të Fejzi Azirit përfaqësuesi i policisë së burgut i pranishëm në seancën gjyqësore deklaroi se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka kërcënuar Azirin e as ndonjë tjetër të akuzuar.
Aziri gjithashtu ka kërkuar që të vendoset në ndonjë burg në Shkup, sepse nuk ka mundur më tej të përballoj udhëtimin nga qytetet e tjera.
Në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 shtator do të fillojë dëgjimi i “bombave” që kanë të bëjnë me këtë lëndë.
Nga ana e Prokurorisë në muajin korrik në Gjykatën Penale është dorëzuar material voluminoz, biseda telefonike dhe transkripta lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovës.
Prokurorja Fatime Fetai tha se përveç bisedimeve të përgjuara që në PSP janë dorëzuar nga LSDM-ja, si dëshmi shtesë do të jep edhe disa biseda tjera që i ka marrë në telefonin e saj, nga persona tjerë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit