LAJMI I FUNDIT:

Fejohet Demi Lovato

Fejohet Demi Lovato

Këngëtarja e “Sorry”, Demi Lovato, është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhje.

Jutes (emri i vërtetë: Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Angeles me një diamant maisv në formë dardhe.

Ata u shfaqën më të lumtur se kurrë në sesionin e tyre të thjeshtë të fejesës, duke vështruar njëri-tjetrin me adhurim ndërsa fotografët bënin fotot e tyre.


Foto: Splash News

Ambienti i thjeshtë por romantik paraqiste një perde të zezë me petale trëndafili dhe qirinj në dysheme.

Të gjitha lajmet nga Demi Lovato
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Demi Lovato

Sipas People, çifti i sapofejuar u drejtua në një nga restorantet e tyre të preferuara në Los Angeles për të festuar me familjet e tyre pas propozimit “personal dhe intim”.

Foto: Splash News

Lovato dhe Jutes janë lidhur në mënyrë romantike që nga gushti 2022, gati dy vjet pasi ylli i “Camp Rock” (i cili përdor përemrat ajo/ata) i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Ehrich.

Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në galën e Clive Davis Pre-Grammy në The Beverly Hilton në Beverly Hills, Kaliforni, në shkurt. /Telegrafi/

Foto: Wire Image

Në trend Magazina

Më shumë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Kalo në kategori