Ministri i ri për Atdheun po e nxit debatin për fenë islame – në një mënyrë fatalisht të gabuar. Ende pa kaluar një javë nga ardhja në krye të ministrisë, ai nisi një debat të rëndësishëm.
Debati filloi shumë shpejt. Në intervistën e tij të parë si ministër i ri për Atdheun, Horst Seehofer bëri të qartë se në ç’mënyrë do të udhëheqë debatin për atdheun dhe integrimin – përmes polarizimeve dhe përkufizimeve. Me fjalinë e tij “feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë”, ai ndezi një debat fatal, i cili Gjermanisë i sjell përçarje të reja. Dhe këtë në një kohë kur janë shtuar sulmet ndaj xhamive dhe godinave të fesë islame.
Kjo nuk është e rrezikshme vetëm për bashkëjetesën në Gjermani, por edhe për bashkëjetesën në Bashkimin Evropian, sepse ai nuk do të mund të mbijetojë në frymën e përçarjeve dhe përkufizimeve. Kërkesa e Seehoferit për nxjerrjen nga fuqia për një kohë të pacaktuar të Marrëveshjes Shengen, mund të sjellë pasiguri të tjera.
Por, toni i Seehoferit nuk është vetëm i rrezikshëm. Këtë dëshmon jo vetëm debati i nxehtë që ky njeri nga Bavaria – sërish – shkakton. Përderisa njëra anë i hedhë poshtë kërkesat e tij, të tjerët duartrokasin fuqishëm: “Më në fund dikush e thotë ate që mendojmë ne.”
Një njeri i matur me siguri që nuk do të nxiste këtë konflikt me fjali të këtilla. Pikërisht për faktin se është i ri në këtë post dhe ka shansin që të afrohet me pasigurinë dhe ndjenjën e kërcënimit tek shumë gjermanë. Katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani. Ky është fakt. Dhe kush beson se besimi i tyre nuk na takon edhe neve, ndihmon në fund të fundit forcat ekstremiste.
Pse Seehoferi nuk pyet thjeshtë: çfarë feje islame i takon Gjermanisë? Dhe në këtë mënyrë do të obligonte edhe shoqatat islame në Gjermani që të angazhohen për bashkëjetesë paqësore. Pse nuk përpiqet që të bashkëpunojë me myslimanët, të cilët e respektojnë Kushtetutën tonë? Me ata, të cilët angazhohen për barazi gjinore dhe angazhohen kundër diskriminimit të homoseksualëve? Kjo është fryma, në të cilën qeveria e re duhet të përballet me sfidat e integrimit. Një mundësi konstruktive për të mënjanuar frikën që përhapë partia populiste e djathtë AfD në Parlament.
Nuk është ndonjë rastësi që Gjermanisë i janë dashur gati gjysmë viti negociata për të krijuar qeverinë e re. Kjo është një pasqyrë e asaj me të cilën po përballet Gjermania në kërkim të identitetit si vend i migrantëve. Fokusimi permanent tek feja islame është vetëm edhe një dëshmi tjetër për paaftësi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit