Ajo që do të ndodhë me Haxhin në ditët e ardhshme është një shembull i përsosur. Aktiviteti me shumë gjasë do të ndahet dhe përcillet me miliona herë përmes mediave sociale, edhe pse në vitet e mëparshme, aparatet fotografike as nuk lejoheshin. Kjo po ofron një dritare të paprecedentë në botën e myslimanëve – bukurinë e saj, diversitetin e saj, si dhe mënyrën si po zhvillohet me kalimin e kohës, në hapësirën digjitale
Kur Snapchat-i botoi një artikull mbi Mekën (live) gjatë Ramazanit në vitin 2015, kjo ishte hera e parë që bota shihte nga afër, atë që ndodhte në një prej vendeve kryesore për 1.6 miliard myslimanët në botë.
Adhuruesit ishin të zënë duke postuar fotografi, që shprehnin se cilët janë dhe çfarë është e rëndësishme për ta, duke ndërthurur ritualet shumë fizike të Ramazanit, me pelegrinazhin në hapësirat virtuale të mediave sociale.
Miliona pelegrinë myslimanë janë mbledhur edhe një herë në Mekë, teksa pritet të fillojë haxhi.
Ai nxjerr në pah konceptin islam të ‘ummetit’, kombit global mysliman, ku të gjithë myslimanët, pavarësisht pasurisë, racës, gjuhës apo kulturës janë të lidhur së bashku si një trup.
Kjo ka qenë historikisht një lidhje emocionale dhe shpirtërore, duke shprehur dashurinë dhe solidaritetin në distanca të largëta.
Ishte një çështje e zemrës dhe e atyre pak fatlumëve që mund të udhëtonin. Por, për brezin e sotëm të myslimanëve të rinj, nëpërmjet mediave sociale,”Ummeti” është bërë i vërtetë, në një mënyrë që s’ka qenë kurrë më parë.
I ka lejuar ata që të kalojnë kufijtë gjeografikë, familjarë dhe fisnorë, për t’u lidhur me myslimanët kudo në botë, për të dëgjuar lajmet e tyre, për të shkëmbyer idetë, për atë çfarë do të thotë të jetë mysliman, nëpërmjet vlerave të përbashkëta, si dhe për të ndërtuar një komunitet të qëllimit.
Roli i internetit në shfaqjen e këtij segmenti të ri, që beson se feja dhe moderniteti mund të shkojnë krah për krah, ka qenë veçanërisht i vërtetë për gratë. Është një hapësirë ku ato mund të bëjnë pyetje, të ndërtojnë solidaritet me lëvizjen më të gjerë myslimane, për të drejtat e grave.
Këta myslimanë të rinj bëjnë edhe pazar këtu.
Në aspiratën e tyre për të ruajtur dhe shprehur besimin e tyre, ata kanë bërë përpjekje të mëdha, dhe kur kanë parë se u mungon, i janë kthyer internetit, ku kanë ngritur bizneset e tyre të reja.
Hapësira kibernetike u ka dhënë qasje në një audiencë të gjerë, dhe ekonomia e internetit i ka lejuar bizneset e tyre që të lulëzojnë.
Dhe në të njëjtën mënyrë, qasja përmes internetit tek një grup i madh produktesh dhe shërbimesh të përshtatura në mënyrë specifike, ndaj shpresës së tyre për të bërë një jetë të plotë prej myslimanësh, u ka mundësuar që të blejnë këto produkte dhe të përforcojnë identitetin e tyre të përbashkët mysliman.
Demokratizimi i dijes që ofron internetit ka hapur rrugët për myslimanët e rinj, për të mësuar prej dijetarëve dhe mësimeve fetare, në një mënyrë që kurrë më parë nuk kish qenë e mundur.
Kjo ka pasur shumë pasoja pozitive, duke përfshirë akademitë fetare në Internet, studiues të cilët një herë e një kohë rrinin ulur në piedestale, ndërsa sot bëjnë predikime edhe në Snapchat.
Kjo ka sjellë edhe shfaqjen e dijetarit famoz, ligjëratat e të cilit ndahen në internet me dhjetëra-mijëra herë, dhe citimet e të cilit shndërrohen në “meme”. Muzikë e re, blogger-ave me filmime dhe influencuesve që variojnë, nga stilistë të modës në mashtrues, u është dhënë një platformë.
Sfida qëndron në faktin që, vëllimi dhe cilësia e internetit mund të jenë një mbulesë për informacionin fetar të keqinterpretuar. Dhe ne e dimë që, rreziku i tij qëndron pikërisht në qoshet e fjetura e të errëta.
Por kjo është një pjesë e vogël e një historie shumë më të madhe, ku të rinjtë myslimanë kanë gjetur një hapësirë, që për ta është po kaq e fuqishme, sa edhe bota reale.
Ata e përdorin për fushata në mediat sociale, që i kundërvihen stereotipeve mbizotëruese, për të krijuar dhe përhapur materiale që shprehin veten e tyre sipas kushteve të tyre, dhe e përdorin – si ndodh me Haxhin – si një pjesë integrale të devocionit të tyre fetar.
Ajo që do të ndodhë me Haxhin në ditët e ardhshme është një shembull i përsosur. Aktiviteti me shumë gjasë do të ndahet dhe përcillet me miliona herë përmes mediave sociale, edhe pse në vitet e mëparshme, aparatet fotografike as nuk lejoheshin. Kjo po ofron një dritare të paprecedentë në botën e myslimanëve – bukurinë e saj, diversitetin e saj, si dhe mënyrën si po zhvillohet me kalimin e kohës, në hapësirën digjitale.
Shelina Janmohamed, autore e “Brezi M: Të rinjtë myslimanë që ndryshojnë botën” /The Independent/www.bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje