Roger Federer ka fituar ndaj Juan Martin Del Potros për ta fituar turneun ‘Swiss Indoors’ në Basel duke e ngushtuar diferencën me tenistin më të mirë në botë, Rafael Nadal.

Zvicerani fitoi me rezultat 2-1 në sete (6-7, 6-4, 6-3) për ta fituar titullin e tetë në garën e Baselit.


Njëherësh, ky është trofeu i shtatë për 36-vjeçarin gjatë vitit 2017.

FedererNadal 1 (Getty Images)

“Është e pabesueshme sa mirë po luan Roger. Shpresoj që të jem në nj formë të tillë në moshën e tij. Por, dyshoj se do të jem”, ka thënë Del Potro.

Federer dhe Del Potro janë ta kuar në katër raste të tjera gjatë këtij viti, ndërsa spanjolli fitoi në çerekfinalen e US Open.

Del Potro u tregua më i vendosur në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultat të ngushtë.

Mirëpo, 19-herë kampioni i Grand Slam përmbysi gjithçka në dy setet e radhës, për të dalë fitues.

Federer tash numëron 95 tituj total në karrierë. Amerikani Jimmy Connors është rekorder me 109 tituj. /Telegrafi/

telegrafi sport app