LAJMI I FUNDIT:

Federata e Gjibraltarit ankohet në UEFA pas thirrjeve nacionaliste të Rodrit dhe Moratas në festimet pas Euro 2024

Federata e Gjibraltarit ankohet në UEFA pas thirrjeve nacionaliste të Rodrit dhe Moratas në festimet pas Euro 2024

Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA pasi lojtarët e Spanjës brohoritën “Gjibraltari është Spanjë” gjatë festimeve të tyre pas triumfit në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Incidenti ndodhi në Madrid pas fitores 2-1 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Euro 2024, ku përfshiheshin lojtarët ‘veteranë’ si kapiteni Alvaro Morata dhe mesfushori i Manchester City, Rodri.

Gjibraltari është një territor britanik jashtë shtetit, por kur Morata i kujtoi Rodrit se ai luante për një klub anglez, lojtari më i mirë i turneut tha: “Nuk më intereson”.


Rodri zemëroi anglezët me provokimet në festë e organizuar në Madrid, bashkëlojtari i tij i kujtoi se ku luan
Lexo po ashtu Rodri zemëroi anglezët me provokimet në festë e organizuar në Madrid, bashkëlojtari i tij i kujtoi se ku luan

Kështu, Federata e Futbollit të Gjibraltarit u shpreh se video e thirrjeve u prit me “zemërim, shqetësim dhe zhgënjim”.

“Sjellja në fjalë është thellësisht fyese për gjibraltarët, të cilët kanë ushtruar në mënyrë të përsëritur të drejtat e tyre demokratike për të mbetur një Territor Britanik i Jashtëm”.

“Ndërsa Gjibraltari ka një kufi me Spanjën dhe vlerëson marrëdhëniet e tij të ngushta bashkëpunuese me Spanjën dhe popullin spanjoll, ai është dhe mbetet një Territor Britanik i Jashtëm”.

“Sjellja është gjithashtu thellësisht fyese për Federatën e Futbollit të Gjibraltarit pasi nënkupton që ne nuk duhet të ekzistojmë si një federatë e pavarur kombëtare anëtare e UEFA-s”.

Ata i përshkruan thirrjet si “jashtëzakonisht provokuese dhe fyese”, duke etiketuar veprimet e lojtarëve si “të paligjshme” dhe një shkelje të rregulloreve disiplinore të UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Vedat Muriqi, 'mbreti' i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B - rekordet e tij duken të paarritshme

Vedat Muriqi, 'mbreti' i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B - rekordet e tij duken të paarritshme

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona futet në garë dhe rivalizon Real Madridin për Huijsen

Barcelona futet në garë dhe rivalizon Real Madridin për Huijsen

La Liga
Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos

Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos

Premier League
Juventusi ka lënë mënjanë detaje shumë të rëndësishme për kontratën e Tudor

Juventusi ka lënë mënjanë detaje shumë të rëndësishme për kontratën e Tudor

Serie A
Kalo në kategori