Federata e Badmintonit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Asociacionin Ballkanik të Badmintonit, vendim ky që u mor dje (e shtunë) në Haskovo të Bullgarisë.

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan shtetet, si Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Rumania, Greqia, Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia mungoi - thuhet në një njoftim të KOK-ut.


Pas votimi, presidenti i Asociacionit Ballkanik të Badmintonit, Puzant Kassabian, konstatoi se Federata e Badmintonit e Kosovës pa asnjë votë kundër është pranuar si anëtare fuqiplote e këtij Asociacioni.

Federata e Badmintonit e Kosovës, vitin e kaluar ishte pranuar edhe në Federatën Botërore të Badmintonit, si dhe në atë evropiane.

telegrafi sport app