Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë donacion një program digjital.

E ky donacion ka ardhur nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite dhe për këtë ka njoftuar i pari i FFK-së, Agim Ademi.


Ademi është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, de ai i ka dhuruar këtë program digjital për lojtarët.

Ky program do të implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.

Njoftimi i plotë nga Ademi: Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në. Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube. Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll. I shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e falënderova Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë. /Telegrafi/

telegrafi sport app