LAJMI I FUNDIT:

FED toleron inflacionin

FED toleron inflacionin

Politikëbërësit e Rezervës Federale mund të lejojnë që inflacioni të kalojë nivelin objektiv prej 2 për qind, ndërkohë që ekonomia vazhdon të rimëkëmbet. Në përmbledhjen e takimit të muajit Maj të publikuar këtë javë, Komisioni Federal i Tregut të Hapur deklaroi se nuk do të rrisë normën bazë dhe ndryshoi komunikimin në lidhje me inflacionin.

Sipas procesverbalit të takimit, ka patur debate mbi qasjen e bankës qendrore mbi inflacionin. Dokumenti tregoi gjithashtu për një rritje të normës së interesit në muajin Qershor, ndërkohë që politikëbërësit kanë debatuar mbi periudhën se sa do të zgjasë cikli tkurrës monetar. “Lajmet e fundit mbi nivelin e çmimeve në një kohë të rritjes së qëndrueshme ekonomike, mbështesin idenë se inflacioni do të rritet sipër objektivit prej 2 për qind të bankës për një periudhë të caktuar”, deklaroi Fed.

Treguesi i bankës për inflacionin, indeksi bazë i shpenzimeve personale për konsum, qëndron aktualisht në 1.9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve të konsumit që përfshin energjinë dhe ushqimet, qëndron në 2 për qind. Rezerva Federale argumenton se inflacioni në 2 për qind është një nivel që mbështet rritjen ekonomike pa vendosur presione të mëdha në rritjen e çmimeve.


Pas 7 vitesh me normën bazë të interesit pranë zeros, Rezerva Federale nisi ciklin tkurrës në dhjetor 2015 dhe tashmë qëndron në segmentin 1.5-1.75 për qind.

Ndërkohë që rritja ekonomike është rritur sipër trendit të rimëkëmbjes dhe inflacioni ka arritur nivelin objektiv, investitorët kanë spekuluar mbi shpejtësinë e tkurrjes monetare nga banka dhe kohën se kur do të ndalojë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori