LAJMI I FUNDIT:

Fauci ‘krahason’ luftën ndaj coronavirusit me një ndeshje bejsbolli – tregon ‘rezultatin e deritanishëm’

Fauci ‘krahason’ luftën ndaj coronavirusit me një ndeshje bejsbolli – tregon ‘rezultatin e deritanishëm’

Dr. Anthony Fauci, një ekspert i lartë i sëmundjeve infektive dhe anëtar i task-forcës për coronavirus së Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se coronavirusi që shkakton COVID-19 si pothuajse “makthi më i keq” i ekspertëve të shëndetit.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, duke folur përmes një video-lidhjeje, Betsy McKay e Wall Street Journal i kërkoi Faucit të krahasonte pandeminë me një lojë bejsbolli dhe pyeti se cili është rezultati.

Dhe Fauci u përgjigj: “Ne me siguri nuk jemi në fund të lojës, nuk jam as i sigurt se kemi bërë gjysmën e rrugës”.


Duke përmendur numrin aktual të vdekjeve, ai tha: “sigurisht që ne nuk po fitojmë ndeshjen tani – as që jemi duke udhëhequr”.

COVID-19 deri më tani ka vrarë 623.507 njerëz në mbi 15.2 milionë raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Dhe sipas tij, coronavirusi ka karakteristikat që i bëjnë sëmundjet infektive “veçanërisht të mëdha”, tha ai.

Ai “kërceu” nga një kafshë tek njeriu, askush nuk mendohet të ketë imunitet ndaj tij dhe është një virus i frymëmarrjes, tha ai.

Gjithashtu, sipas tij, është edhe “spektakolarisht i efektshëm në përhapjen” midis njerëzve, dhe është veçanërisht vdekjeprurëse për të moshuarit dhe ata me kushte themelore.

Duke parë të ardhmen, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se nuk e sheh coronavirusin të zhdukej siç bëri virusi SARS, për shkak të aftësisë së tij për të kaluar midis njerëzve.

Por me një kombinim të masave të mira të shëndetit publik, një shkallë të imunitetit global të tufave dhe një vaksinë efektive ne mund të marrim “kontroll shumë të mirë” të tij qoftë këtë vit ose vitin tjetër, tha ai.

Masat e tilla do të sjellin rastet e coronavirusit në një nivel kaq të ulët saqë ne nuk do të jemi në këtë pozicion aktual për një periudhë të zgjatur kohe, tha ai. /Telegrafi/