Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 30 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit Fatos Rizvanolli i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet se në bashkëkryerje e në vazhdim, ka kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit F.R për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdim rekrutimi për terrorizëm nga neni 13 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.
I pandehuri Fatos Rizvanolli, akuzohet se me dashje me të pandehurit Z.Q, dhe I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar, pastaj në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencion turistik, ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay, i cili qytet është në kufi me Sirinë, për B.K, A.D dhe B.D, dy të fundit gjendet edhe më tutje në luftën në Siri. Po ashtu i pandehuri në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra.
“Konform nenit 283 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të KPPK-së, konfiskohen në mënyrë të përhershme sendet e luajtshme dhe atë: vetura e tipit “Toyota”, model T22, vetura tipit “Ford”, vetura e tipit “Zastava”, si dhe vetura e tipit “Ëolsëagen”.
Ndërkaq në bazë të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPK-së, i pandehuri F.R, është liruar nga akuza për pikën 2, 3 dhe 5 të aktakuzës për veprën penale të kryer në vazhdim dhe në bashkëkryerje organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste sipas nenit 113 paragrafin 2 lidhur me nenin 23 të KPK-së, e paraparë si vepër penale rekrutimi për terrorizëm edhe sipas nenit 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, meqë nuk është provuar se i i pandehuri ka kryer këtë vepër penale”, thuhet më tej në njoftim.
Të pandehurit Fatos Rizvanolli, në bazë të dispozitës së nenit 367 paragrafi 2 dhe 7 të KPPRK-së, i vazhdohet paraburgim deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa