LAJMI I FUNDIT:

Fat në fatkeqësi për Milanin para derbit me Napolin në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Milanin para derbit me Napolin në Ligën e Kampionëve

Aurelio De Laurentiis u ka thënë tifozëve të Napolit se Victor Osimhen nuk është në gjendje të luajë kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.

Presidenti i Napolit ishte duke pushuar në ishullin Ischia, ku ai takoi një numër tifozësh të skuadrës italiane të cilët kërkuan përditësime për rikuperimin e sulmuesit.

Sipas La Repubblica, De Laurentiis i tha një tifozi: “Victor nuk është në gjendje të luajë, për fat të keq. Shpresojmë ta kthejmë atë për ndeshjen e kthimit në Maradona më 18 prill”.


Osimhen i bindur që do të jetë i gatshën ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Osimhen i bindur që do të jetë i gatshën ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve

Oshimen pësoi një lëndim në këmbën e tij të majtë ndërsa përfaqësonte Nigerinë në ndeshjet ndërkombëtare gjatë muajit mars.

Napoli dhe Osimhen kishin synuar më parë ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër kuqezinjve si një datë e mundshme që golashënuesi më i mirë i Serie A të rikthehet në lojë.

Megjithatë, tani duket sikur Luciano Spaletti do të duhet të luajë pa qendërsulmuesin e tij kur Partenopeit të udhëtojnë në Milan këtë javë.

Në mungesë të nigerianit, Giovanni Simeone zëvendësoi atë në humbjen e fundit 4-0 ndaj Milanit në Serie A, ndërsa Giacomo Raspadori kryesoi sulmin në fitoren më të fundit 2-1 ndaj Lecce të premten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori