LAJMI I FUNDIT:

​Farmacistët kërkojnë nga shteti unifikim të çmimit të barnave

​Farmacistët kërkojnë nga shteti unifikim të çmimit të barnave

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, thotë se lëvizja e çmimeve të barnave në kohë të pandemisë nuk erdhi nga komuniteti farmaceutik. Ai madje thotë se përkundër kësaj këta të fundit janë përkrahës të unifikimit të çmimit të barnave nga shteti dhe eliminimin e çfarëdo keqpërdorimi që po bëhet gjatë këtyre periudhave.

Në ditën botërore të farmacistëve, Jakupi ka thënë se po e shënojnë si një lloj proteste për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Kjo dukuri veçanërisht ishte shprehur gjatë fillimit të pandemisë Covid-19, ku shpeshherë padrejtësisht komuniteti farmaceutik kanë qenë objekt i sulmeve të shumta në lidhje me lëvizjen e çmimeve të barnave gjatë kësaj periudhe edhe pse kjo lëvizje nuk erdhi nga farmacistët. Përkundrazi farmacistët në masën prej mbi 99% janë përkrahës të unifikimit të çmimit të barnave nga shteti dhe eliminimin e çfarëdo keqpërdorimi që po bëhet gjatë këtyre periudhave nga persona të cilët vetëm me farmaci nuk kanë të bëjnë”, ka thënë ai.


Krahas kësaj ai ka theksuar se këtë ditë po e shënojnë si një lloj proteste me kërkesa të cilat janë për rregullimin e profesionit të farmacistëve.

“Këtë ditë Oda e Farmacistëve në Kosovë më shumë po e shënojnë si një protestë, me kërkesa të cilat janë për rregullimin e profesionit që fillon nga nivelizimi i çmimeve të barnave, zbatimi e recetës për barna, rregullimin e numrit të barnatoreve sipas kritereve gjeografike, demografike dhe zbatimin e plotë të praktikave të mira të farmacisë, kufizimin e pronësisë së barnatoreve në farmacistë, funksionalizimin e farmacisë spitalore, rregullimin e procesit të specializimit për farmacistët e shumë kërkesa të tjera që do të sillnin ngritjen e profesionalizmit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në sektorin farmaceutik qoftë në komunitet apo edhe në spital”, ka thënë ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori