LAJMI I FUNDIT:

FAO: Duhet të shpejtojmë pakësimin e shpërdorimit të ushqimeve

FAO: Duhet të shpejtojmë pakësimin e shpërdorimit të ushqimeve

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka caktuar 29 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjen dhe Shpërdorimin e Ushqimit, për të nxitur bashkësinë ndërkombëtare të përshpejtojë veprimet e pakësimit të humbjes e harxhimit të kotë të ushqimeve.

Kryeekonomisti i FAO-së, Maximo Torero Cullen tha se, pandemia COVID-19 ka shkaktuar ndikime negative për sigurinë ushqimore botërore.

Ai u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të bëjnë përpjekje për të pakësuar humbjen e shpërdorimin e ushqimeve dhe të nxitin zhvillimin e vazhdueshëm.


“Humbja e shpërdorimi i ushqimeve është një sfidë të madhe. Përqindja mesatare e humbjes së ushqimeve në mbarë botën është afro 14 për qind, ndërsa vlera mesatare e humbjes dhe e harxhimit të kotë ka mundësi të arrijë 20 për qind deri 30 për qind. Problemi i vendeve në zhvillim është humbja gjatë prodhimit, por problemi i vendeve të zhvilluara është harxhimi i kotë. Nëse nuk përdorim në mënyrë të arsyeshme ushqimet, edhe toka e burimet për të prodhuar ushqimet janë shpërdoruar”, tha Cullen.

Sipas vlerësimit të FAO-së, humbja e ushqimeve çdo vit për mbarë botën është 400 miliardë dollarë amerikanë dhe gazi serrë i formuar nga prodhimi i këtyre ushqimeve është barasvlerësi i rreth 1.5 miliard tonëve dyoksid karboni.

Ai mendon se nevojiten risi në teknologji e veprime, e njëkohësisht duhet forcuar ndërgjegjësimi.

“Mund të ndjekim metoda të ndryshme. Së pari, do të krijohet baza e të dhënave për të njohur se në cilat hallka ndodh humbja e ushqimit. Së dyti, do të shfrytëzojmë teknologjinë për të ngritur aftësinë e prodhuesve të ushqimeve. Së treti, do të vendosim standarde. Lidhur me pakësimin e harxhimit të kotë, së pari duhet të ndryshohen zakonet e njerëzve, që ata të mësojnë si të konsumojnë në mënyrë të arsyeshme. Njëkohësisht, do të krijohet sistemi i kontrollit për të pakësuar harxhimin e kotë në restorante”, tha ai.

Sipas vlerësimit të ri të OKB-së, për arsye të uljes ekonomike, numri i njerëzve të uritur në mbarë botën do të shtohet nga 83 milionë në 132 milionë. Përqindja e papunësisë, pakësimi i të ardhurave dhe rritja e kostos do të ndikojë në sigurimin e ushqimeve jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në vendet e zhvilluara, dhe do të shkaktojë ndikim afatgjatë në sigurinë ushqimore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori