Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë po del të jetë shumë interesante, kur helvetët po kryesojnë me rezultat 3-2.

Xherdan Shaqiri hapi ndeshjen, ndërsa pastaj shënuan edhe Brel Embolo dhe Romo Freuler.


Situata edhe në tribuna nuk ka qenë e qetë, pasi ka të pranishëm dhe shqiptarë që po bëjnë tifo për Shaqirin, Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin.

Xhaka Shaqiri 2

Një fanse është larguar nga stadiumi, teksa duke dalur jashtë ka bërë shqiponjën.

Madje ajo nuk i ulu duart për asnjë çast derisa lëshoi stadiumin.

Zvicra duket afër kalimit tutje, me epërsinë që e ka aktualisht. /Telegrafi/